SVS or VOLUME LASHES

Ekskluzivisht nga Nouveau Lashes, SVS – shpejtësi, vëllim dhe stil – është trajtimi gjysmë i përhershëm i qerpikëve që krijon dendësi, gjatësi dhe volum deri në 8 javë.

Artistja jonë e qërpikëve do të përdorë SVS LASH Extensions, që janë “tufa” me disa qërpikë. Disa qërpikë sëbashku, një “tufë” do të aplikohet në 1 qërpik tuajin natyral duke bërë që qërpikët të duken me super volum, të kenë dendësi dhe pamje shumë të plotë. Duke konsideruar edhe kërkesat, artstja jonë do ti japë qërpikëve një dukje e cila përshtatet tërësisht me formën tuaj të syrit.

Sa kohë ju mer trajtimi SVS?

Ju mjaftojnë vetëm 45 minuta për ta mbaruar trajtimin SVS.

Sa kohë zgjasin rezultatet e kësaj procedure?

Qërpikët SVSzgjasin deri në 4-5 javë, por me mbushje të rregullta çdo 2-3 javë mund të zgjasin edhe më shumë.

Si funksionojnë SVS NEW VOLUME EXTENSIONS?

Në vend të teknikës 1 në 1, SVS janë disa qërpikë extend sëbashku që aplikohen në një qërpik të vetëm natyral. Qërpikët SVS janë të gjatësive dhe të formave të ndryshme prandaj është shumë e thjeshtë që ti përshtaten formës së qërpikëve tuaj dhe formës së syrit.

ÇFARË NUK SUGJEROHET TË BËNI PAS PROCEDURËS SË EXTEND?

Këtu janë 5 gjërat të cilat sugjerohet ti shmangi pas kryerjes së procedurës SVS EXTENSIONS:

1.Mos i lagni qerpikët tuaj për 24 orët e para dhe shmangni avullin, saunat dhe notin deri 48 orë pas procedurës.
2. Mundohuni të mos e prekni me duar zonë e syve pasi kjo mund të bëjë të transmetoni baktere në qërpikët tuaj.
3. Kini kujdes kur i pastroni qërpikët që të mos deformoni formën e tyre apo ti jepni një pozicion tëri.
4.Mos përdorni kthyes qërpikësh.
5.Asnjë make-up ose pastrues me bazë vaji për 48 orët e para.

Pyetjet më të shpeshta nga klientët:

A DËMTOHEN QËRPIKËT TUAJ NATYRALË NGA KJO PROCEDURË?

Gjatë konsultës suaj fillestare, artistja e qërpikëve do të shikojë me kujdes gjendjen e qërpikëve tuaj, trashësinë dhe gjatësinë e tyre në mënyrë që SVS Extensions të mos dëmtojnë qërpikët tuaj natyralë.

A MUND TË VENDOSNI MAKE-UP NDËRKOHË QË KENI EXTEND?

Bukuria e qerpikëve SVS është volumi dhe gjatësia që ato shtojnë në qerpikët tuaj natyralë, kështu që nuk do të keni nevojë të përdorni make-up.  Nëse ju keni dëshirë mund të përdorni, por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ti pastroni ata pasi mund të grumbullojnë papastërti apo yndyrë e cila më pas ndikon në prishjen e lidhjeve duke bërë që qërpikët të bien.Ne këshillojmë të përdorni produkte jo yndyrore rreth zonës së syve, pavarësisht nëse është make-up ose larës.

A MUND TI LAGNI QËRPIKËT DIREKT PAS PROCEDURËS?

Për 24 orët e para pas trajtimit, mos e lagni zonën e syve dhe shmangni saunat ose dhomat me avull deri në 48 orë.Uji, avulli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë prishjen e lidhjeve të qërpikëve.Pas kësaj nuk ka asnjë lloj kufizimi për ju, mund të bëni dush, mund të notoni apo bëni sauna.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop