SkinTra DESTRUCTOR

1,450L

5 in stock

Përshkrimi

Produkti është bërë enkas për kujdesin në shtëpi gjatë gjithë vitit. Ai ka në përbërjen e tij acidin mandelik, acidin kojik, acidin tranexamik, azeloglicinën dhe vitaminën C. Përqendrimi i lartë i acideve thyen lidhjet e qelizave të epidermës, duke e eksfoliuar atë. Kështu, do të keni një zbardhje efektive të njollave dhe zbutje të lëkurës. Nëse mendoni lëkura juaj nuk ka teksturë uniforme, është pa jetë, me pika të zeza dhe puçra, atëherë ky është “MUST HAVE” i juaj!
Vetitë e menjëhershme: pas aplikimit të parë, do të vini re eksfolimin e lëkurës së vdekur. Lëkura e re do të jetë më e pastër nga njollat dhe më e zbutur. Rezultati i dukshëm do të shfaqet rreth ditës së 3-të pas aplikimit. Gjatë kësaj kohe, kini kujdes të veçantë për hidratimin e lëkurës.
Vetitë afatgjata: zbardhja e njollave, ngadalësimi i formimit të njollave të reja, rregullimi i punës së gjëndrave dhjamore, zvogëlimi i numrit pikave të zeza

Mënyra e përdorimit:
Aplikimi i parë: aplikoni 5-6 pika të produktit në një fytyrë të pastruar dhe të thatë me dorë ose me furçë. Pas 5 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Më pas aplikoni tonikun dhe një krem ushqyes. Shmangni zonën e syve. Para aplikimit të parë, bëni një test alergjie. Shënim - mund të përjetoni një ndjesi djegieje ose kruajtjeje pas aplikimit të produktit, kjo është normale. Në ditën e dytë ose të tretë, ndoshta do të vini re eksfolim të lehtë të lëkurës. Shënim - shmangni zonën e syve! Lëkura e ndjeshme: Aplikoni një sasi të vogël të produktit në një fytyrë të pastruar dhe të thatë duke përdorur dorën ose një furçë. Pas 5 minutash, shpëlajeni mbetjen me ujë të vakët. Më pas aplikoni tonikun dhe një krem ushqyes. Përdoreni një herë në 10-14 ditë. Lëkurë normale: Aplikoni një sasi të vogël të produktit në një fytyrë të pastruar dhe të thatë duke përdorur pëllëmbën e dorës ose me një furçë. Kur të ndjeni se fytyra ka thithur ose ka humbur lagështinë, aplikoni një shtresë tjetër. Pas 10 minutash, shpëlajeni mbetjen me ujë të vakët. Më pas aplikoni tonikun dhe një krem ushqyes. Përdoreni një herë në 7-10 ditë.
Ingredientët:
Aqua, Mandelic Acid, Tranexamic Acid, Potassium Azeloyl Diglycinate, Arginine, Propanediol, Kojic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Metabisulfite, Dehydroacetic Acid Benzyl Alcohol
Reviews:

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop