FILLERS

Dermal Fillers janë injeksione kozmetike që synojnë te permiresojne paraqitjen e tipareve ose postures te fytyres. Dermal Fillers zbusin linjat fine dhe rrudhat duke i mbushur ato.
Me kalimin e kohës, lëkura ka tendencë të varet dhe të humbasë volumin, duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë, prandaj Dermal Fillers mbushin hapësirat boshe duke bërë që tiparet tuaja të duken më të plota.
Dermal Fillers ofrojnë rezultate të menjëhershme dhe afatgjata. Në fakt, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas procedurës dhe bëhen edhe më të dukshme me kalimin e kohës. Edhe pse rezultatet janë afatgjata, ato nuk janë të përhershme. Dermal Fillers nuk e ndryshojnë në mënyrë drastike pamjen tuaj, përkundrazi japin një rezultat delikat, natyral, por mahnitës.
Në The Glam House, mjekja jone do të përcaktojë pikërisht vendin e duhur për të injektuar Dermal Fillers dhe do të llogarisë sasinë e duhur për t’ju dhënë rezultatet që dëshironi.

Dermal Fillers permiresojnë lëkurën duke përdorur substanca të prodhuara natyrshëm nga trupi i njeriut.

Në mënyrë të veçantë, acidi hialuronik është një përbërës që trupi ynë prodhon vetë dhe mund të mbajë deri në 1000 herë peshën e tij në ujë. Kjo e bën atë të shkëlqyer për rritjen dhe mbajtjen e volumit, në vende të ndryshme si:

– Zona poshte syve
– Mollezat
– Nofulla & mjekrra (jawline)
– Linjat fine / Linja të thella
– Linjat nasolabiale
– Linjat marionete
– Linjat e Qafes

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop