BOTOX INJECTIONS

Çfarë është BOTOX® ?
Botoksi është një zgjidhje e përkohshme për ti bërë rrudhat “të padukshme” nëpërmjet një sasie minimale të toksinës botulinike të pastër të tipit A. Kjo toksinë ka një histori të hershme në mjeksinë klinike, që kur u zbuluan efektet e dobishme kozmetike të proteinave të pastruara. Që nga përdorimi i parë, BOTOX sa i përket popullaritetit nuk është ngadalësuar aspak, përkundrazi, dëshira për këtë trajtim është rritur për shkak se avantazhet e tij janë zgjeruar.