HD Brows

HD Brows është një teknikë e punimit të vetullave e cila përfshin disa procese sëbashku për të arritur në një përfundim perfekt të dukjes së vetullave. Dhënia e një forme të re, krejtësisht natyrale, pa përdorur asnjë teknikë që shton qimet tuaja të vetullës, HD BROW përdor vetëm qimet natyrale për të realizuar teknikën. Pjesë e procedurës janë lyerja dhe heqja e vetullës për ti dhënë dukjen që ju dëshironi.

PROCESI I TEKNIKËS HD BROW

Konsulta

Zgjedhja e pamjes së duhur për vetullat tuaja mund të jetë e vështirë.Kjo është arsyeja pse çdo trajtim i yni fillon me një konsultë. Artistja jonë në këtë rast do t’ju ndihmojë të përshtasni formën e duhur për vetullat tuaja e cila përshtatet edhe me fytyrën.

Procedura

Si fillim në vetulla aplikohet solucioni i cili prish bondet fillestare për ti dhënë vetullave një formë të re nëpërmjet solucionit të dytë fiksues.

Ngjyrosja

Një hap i rëndësishëm i kësaj teknike është edhe lyerja, përzjerja e bojërave i përshtatet vetullave tuaja natyrale. Nëpërmjet këtij hapi vetullat tuaja do të duken shumë herë më të plota.

Heqja e vetullave

Pasi procedura e ngritjes së vetullave ka përfunduar tani do të heqim qimet e vetullave që nuk i dëshironi për ti dhënë formën më të rregullt të mundshme.

Përfundimi

Vetullës i rregullohen edhe të gjitha inperfeksionet e tjera, shkurtohen nëse janë shumë të gjata apo vihen në vend qimet që mund të devijojnë.

Kujdesi

Artistja jonë e qërpikëve do t’ju japë disa këshilla se si të kujdeseni që rezultati të jetë maksimal dhe të zgjasë në kohë.

HD BROWS TREATMENT BEFORE AND AFTERS

Pyetjet më të shpeshta nga klientët:

SA ZGJAT EFEKTI I KËSAJ TEKNIKE?

Efektet e trajtimit zakonisht zgjasin rreth 4-6 javë, megjithatë kjo mund të ndryshojë në varësi të rritjes së vetullave tuaja.

SA KOHË JU MER PROCEDURA?

Trajtimi i Brows HD zakonisht zgjat rreth 45 minuta deri në 1 orë.

CILA ËSHTË DIFERENCA NDËRMJETHD BROWS & MICROBLADING?

HD Brow është teknika e ngritjes së qimeve të vetullave për ti dhënë atyre volum, për ti bërë të duken më të plota dhe më të rregullta, ndryshe nga Microblading e cila është një teknikë ku “qimet” vizatohen me bojërat përkatëse dhe hyn në familjen e tatuazheve, zgjat 1-3 vjet.

A ËSHTË HD BROW SEMI-PERMANENT?

Trajtimi nuk klasifikohet si i tillë, mud të zgjasë 4-6 javë.

A KA KUFIZIM MOSHE PËR KËTË TRAJTIM?

Për shkak të ligjit të BE-së, kjo procedurë nuk mund bëhet për moshat nën 16 vjeç.Megjithatë, nën shoqërimin e prindërve dhe pa aplikimin e bojës mund të kryhet.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop