Sculptural Face Lifting

Procedura Sculptural Face Lift ka revolucionarizuar qasjen tradicionale të bukurisë në industri, e cila dominohet nga teknikat invazive, operacionet plastike, mbushësit dhe përdorimi i substancave të ndryshme, për të vonuar procesin e plakjes. Ky trajtim jep efekt të zgjatur të ngritjes natyrale të fytyrës, qafës dhe dekoltesë pa efekte anësore dhe rreziqe të ndërlikimeve. Sculptural Face Lifting shtyn burimet e brendshme të trupit për përtëritje dhe rimëkëmbje natyrore. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik, rrit mikroqarkullimin në indin dhjamor nën-lëkuror, normalizon frymëmarrjen qelizore, aktivizon metabolizmin dhe ushqimin e indeve. Sekreti i suksesit të teknikës qëndron në studimin e thellë të muskujve themelorë të fytyrës nga jashtë përmes lëkurës dhe përmes zgavrës së gojës nga brenda. Nëse ju pëlqen të përkëdhelni veten, të ndjeni një relaks total, jo vetëm të muskujve, por edhe psiko-emocional, keni zgjedhur trajtimin e duhur.

Si rezultat, elasticiteti i muskujve rikthehet. Muskujt tonifikohen dhe lëkura bëhet e lëmuar, duke e kthyer fytyrën në formën e saj natyrale. Në përgjithësi, teknika Skulptural Lifting Face jep rezultate të tilla:
• muskujt e fytyrës relaksohen;
• ndihmon në rikuperimin e muskujve, rikthen elasticitetin, tërheq dhe zbut lëkurën.
• eliminon spazmat dhe bllokimet;
• mundëson ushqimin e indeve;
• pamja dhe elasticiteti i lëkurës përmirësohet përmes stimulimit dhe rigjenerimit të qelizave të lëkurës, gjithashtu të parandalimit të rrudhave.

Përveç tërheqjes dhe forcimit të muskujve, procedura normalizon gjendjen psiko-emocionale të klientit duke përfshirë sindromën e lodhjes kronike.

Dy janë teknikat që përdoren gjatë trajtimit: Sculptural technique dhe Intraoral technique.

Sculptural technique– Kjo pjesë e parë përfshin “manipulime” të hollësishme të fytyrës. Tonifikimi i muskujve arrihet duke punuar tërë sipërfaqen e fytyrës, qafës dhe dekoltesë.
Intraoral technique– Konsiston në përmirësimin e edemës,forcon dhe tonifikon zonat e muskujve të cilat janë të paarritshme gjatë punimit të jashtëm.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop