LVL Lash Lift

Krijuar ekskluzivisht nga Nouveau Lashes & Beauty, LVL LASH LIFT është një trajtim revolucionar, natyral i qërpikëve, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjithë industrisë së bukurisë. 

LVL LASH LIFT është një teknikë e revolucionarizuar që nxjerr në pah bukurinë dhe shkëlqimin natyral të qërpikëve tuaj. Eskluzivisht nga Nouveau Lashes & Beauty, LVL Lash Lift i ngre përsipër qërpikët, i jep gjatësi dhe volum, ndërsa i ushqen ata me formulimin e përmirësuar që përmban kolagjen dhe tërshërë të hidrolizuar.

Si funksionon kjo teknikë?

Duke punuar me qërpikët tuaj që nga rrënja dhe më pas duke i lyer ata, LVL Lash Lift ju jep pamjen e qerpikëve më të kthyer, ç’ka bën që të duken më të gjatë dhe më të trashë. Nuk do t’ju duhet të përdorni më rimel. Qërpikët do të jenë në formën perfekte që kur të zgjoheni në mëngjes.

Sa kohë merr dhe sa zgjat rezultati?

Mjaftojnë vetëm 45 minuta për ta kryer këtë procedurë. Gjatë kësaj kohe sytë mbahen të mbyllur. Relaksohuni. Pas kësaj, efekti do të zgjasë për 6-8 javët në vijim.

A i dëmton qerpikët e mi natyralë kjo procedurë?

Nuk duhet të shqetësoheni aspak për këtë sepse produktet e LVL janë formuluar dhe testuar posaçërisht në mënyrë të atillë për të parandaluar dëmtimin e qërpikëve tuaj natyralë.

A kanë nevojë për mirëmbajtje qërpikët pas LVL?

Qërpikët pas trajtimit LVL nuk kërkojnë asnjë kujdes të veçantë.Përveç serumit ushqyes Lash & Brow Conditioning Serum që kujdeset për qërpikët tuaj nëse dëshironi.

SI PUNON LVL LASH LIFT ?

Për të krijuar efektin Length Volume Lift, produktet aplikohen hap pas hapi nga një artist i kualifikuar i qerpikëve. Pas kryerjes së patch test, artisti i qerpikëve do të aplikojë një shield në qepallën e syrit dhe qerpikët tuaj do të vendosen mbi shield nëpërmjet bonding gel.

Hapi 1: LIFT

Më pas mbi qërpikë aplikohet solucioni i parë, i cili lejon ristrukturimin e qërpikëve dhe riformimin e tyre që nga rrënja duke realizuar efektin lift.

Hapi 2: VOLUMISE

Pas heqjes së solucionit fillestar, aplikohet volumising fix i cili fikson qërpikët tuaj në formën e tyre të re të ngritur lart.

Hapi 3: BOOST

Më pas qërpikët lyhen me lash tint, i cili errëson ngjyrën e qërpikëve tuaj, ndërsa i jep gjatësi dhe një efekt voluminoz.

Hapi 4: MOISTURISE

Në fund aplikohet një serum hidratues, i cili ushqen qerpikët tuaj dhe lejon heqjen e shield nga qepalla e syrit duke ju lënë efektin lifting në qërpikë.

ÇFARË NUK SUGJEROHET TË BËNI PAS TRAJTIMIT LASH LIF?

Këtu janë 5 gjërat të cilat sugjerohet ti shmangi pas kryerjes së procedurës LASH LIFT:

1. Mos i lagni qerpikët tuaj për 48 orët e para pas procedurës dhe shmangni kontaktin me avujt, shmangni saunat dhe notin. Për 24 orët e para shmangni edhe palestrën.
2. Evitoni rrezet e forta të diellit ose dritën UV për 24 orët e para.
3. Mundohuni të mos prekni ose fërkoni zonën e syve, veçanërisht kur lani ose pastroni fytyrën tuaj.
4. Mos përdorni kthyes qërpikësh.
5. Asnjë make-up ose pastrues me bazë vaji për 48 orët e para.

Pyetjet më të shpeshta nga klientët:

A I DËMTON QËRPIKËT TUAJ NATYRALË KJO TEKNIKË?

Produktet e LVL janë formuluar me përbërës jetësorë si kolagjeni dhe tërshëra në mënyrë që të jenësa më të sigurt dhe të mos dëmtojnë qërpikët tuaj, përkundrazi të ndihmojnë në forcimin e përpikëve tuaj natyralë.

A MUND TË PËRDORNI RIMEL PËR QËRPIKËT?

Trajtimi LVL përfshin ngjyrosjen e qërpikëve tuaj natyralë dhe nuk do të keni nevojë ti lyeni qërpikët me rimel, megjithatë nëse dëshironi mund të vendosni rimel, duke ia shtuar edhe më shumë volumin qërpikëve tuaj. Mos e përdorni në 48 orët e para pas trajtimit.

A MUND TI LAGNI QËRPIKËT PAS TRAJTIMTIT?

Për 48 orët e para pas trajtimit, nuk duhet të lagni zonën e syve. Kjo për shkak se qerpikëve tuaj u duhen 48 orë për t’u rivendosur në vend dhe lagja mund të bëjë që efekti i tyre të bjerë. Pas kësaj nuk ka asnjë lloj kufizimi për ju, mund të bëni dush, mund të notoni apo bëni sauna.

A KA KUFIZIM NË MOSHË PËR KRYERJEN E KËSAJ PROCEDURE?

Kjo procedurë nuk ka asnjë lloj kufizimi në moshë.Moshat nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruara nga prindërit.Ky trajtim ju jep një pamje të freskët në fytyrë dhe një shikim që flet ndritshëm.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop