HYDRAFACIAL

HydraFacial përdor teknologjinë e patentuar për pastrimin, ekstraktimin dhe hidratimin e lëkurës. Super serumet HydraFacial janë bërë me përbërës ushqyes që krijojnë një shkëlqim të menjëhershëm në vetëm 3 hapa:

CLEANSE + PEEL

Jepini lëkurës një pamje të re nëpërmjet eksfolimit të butë për një sipërfaqe me teksturë të njëtrajtshme.

EXTRACT + HYDRATE

Pastroni papastërtitë e grumbulluara në pore, pa dhimbje. Ushqeni lëkurën intensivisht nëpërmjet hidratimit që Hydrafacial ju jep.

FUSE + PROTECT

Ushqeni sipërfaqen e lëkurës me antioksidantë dhe peptide për të maksimizuar shkëlqimin e saj.

Çfarë e veçon HydraFacial nga procedurat e tjera të hydradermabrasion?

HydraFacial përdor një sistem unik, të patentuar, të shpërndarjes Vortex-Fusion për të eksfoliuar, ekstraktuar dhe hidratuar lëkurën, ndërsa dizenjimi spiral realizon një ekstraktim pa dhimbje.

Çfarë është VORTEX-FUSION Technology?

Dizajni spiral i HydroPeel® Tips, i përdorur së bashku me teknologjinë e vakumit të HydraFacial dhe serumet, krijon një efekt vortex për të zhvendosur dhe për të hequr papastërtitë, ndëkohë që lëshon solucione hidratuese në lëkurë.

Ndryshimi midis protokolleve Signature dhe Deluxe Hydrafacial:

Ndryshimi qëndron tek boosters që përdoren gjatë trajtimit në varësi të problematikave që ka lëkura.

  1. Dermabuilder përdoret në rastet kur lëkura ka tendencë për rrudha, minimizon rrudhat ekzistente dhe parandalon formimin e rrudhave të reja.
  2. Britenol përdoret në rastet kur kemi probleme me njollat dhe pigmentimin.

Në rastin kur këto boosters nuk përdoren protokolli quhet Signature.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop