Dermapen

Me prezantimin e paraardhësit të Dermapen në 2011, Microneedling u revolucionarizua me teknologjinë e parë të automatizuar.

Me lançimin e Dermapen 4 u përcaktuan standarde të reja të cilat sollën shërbime dhe rezultate të jashtëzakonshme tek pacientët, me anë të teknologjisë inovative dhe të avancuar të mikrolëndimit .

Sot, Dermapen mbetet sistemi i mikrolëndimit më i përdorur gjerësisht në të gjithë botën, me më shumë se 1.6 milion procedura klinike të kryera. Nuk është çudi që kaq shumë pacientë dhe specialistë i drejtohen trajtimeve Original and Trusted Dermapen për rezultate mahnitëse.

Anti Aging

Trajtimet e Dermapen janë të krijuara për të nxitur një përgjigje të sigurt shëruese brenda trupit, të cilat stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës. Trajtimet e Dermapen nuk japin efekte anësore dhe janë afatgjata. Ato konsistojnë në rigjenerimin e shtresave sipërfaqësore duke siguruar një lëkurë më të shëndetshme, më të ndritshme, më të tërhequr, më të tonifikuar, me pore dhe rrudha të minimizuara.

Protokollet e Dermapenit trajtojnë në mënyrë preçize me anë të gjilpërave zonat si: fytyrën, buzët, sytë, veshët, qafën, dekoltenë, duart dhe skalpin duke stimuluar forcimin dhe tonifikimin e shpejtë të tipareve dhe kontureve të fytyrës.

Për më tepër, mikrolëndimet lejojnë që lëkura juaj të përthithë deri në 80% më shumë përbërës aktivë të cilët penetrojnë thellë në lëkurën tuaj, për t’u ushqyer dhe për t’u absorbuar nga qelizat më të thella.

Ju do të shihni rezultate mahnitëse në vetëm një seancë.

Scarring

Dermapen 4 është pajisja e vetme e mikrolëndimit me një protokoll të dedikuar për trajtimin e shenjave si shenjat e thella, atrofike, duke përfshirë shenjat kirurgjikale, kontrakturat e djegieve, strijat dhe shenjat post akneve. Depërtimi i gjilpërës mund të arrijë deri në 3.0 mm. Teknologjia AOVN, automatikisht kalibron shpejtësinë e motorit, presionin dhe depërtimin me një saktësi preçize.

Nuk krijon tërheqje dhe shkëputje të lëkurës. Një nga trajtimet më të njohura të Dermapen Scar Treatment është trajtimi i Strijave të vjetra dhe të reja. Si specialisti ashtu edhe pacientët kanë konstatuar që trajtimet Dermapen janë më efektive për strijat sesa çdo trajtim me lazer.

Pigmentimi

Ndryshe nga trajtimet me lazer, Dermapen nuk ka aspak rrezik për t’ju lënë shenja hiperpigmentimi apo djegje të lëkurës, ndërsa promovon funksionimin optimial të qelizave. Kjo e bën atë një procedurë të përshtatshme për çdo pacient të prekur nga melasma dhe me predispozitë për hiperpigmentim. Trajtimi është gjithashtu i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Protokollet e Dermapen punojnë në mënyrë të shkëlqyer me shumë prej konditave të lëkurës duke i dhënë atij përparësi nga trajtimet e tjera të saj.

Lëkura juaj dhe teknologjia jonë, partnerë idealë!

Lëkura juaj ka një funksion vetë-rinovues duke e bërë atë të aftë të zvogëlojë ndjeshëm njollat ​​e shkaktuara nga aknet, pigmentimi dhe një sërë konditash të tjera. Mikro-gjilpëra aktivizon këtë proces duke shkaktuar shpimet në lëkurë. Ndërsa lëkura juaj shërohet, ajo prodhon kolagjen i cili formon një shtresë të re të indeve të reja, duke krijuar një pamje më rinore në sipërfaqe dhe duke luftuar me antitrupat në brendësi.

MINI TRAUMË, REZULTAT MAKSIMAL!

Teknologjia Dermapen ju jep përfitime shumë herë më të koniderueshme në krahasim me lazerat për shkak të traumës shumë minimale që shkakton në lëkurë me një rikuperim të menjëhershëm pa dëmtime të lëkurës.
R

Shenjat e akneve, shenjat kirurgjikale

R

Plakja / Dëmtimet nga Dielli

R

Melasma / Pigmentimi

R

Lëkura Problematike

R

Seborrheic Keratosis

R

Strijat

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop