Ajri jashtëzakonisht i thatë dhe i ftohtë jashtë dhe nxehtësia e ngrohtë dhe e thatë brenda mund të acarojë lëkurën tuaj gjatë muajve të dimrit. Por me ardhjen e pranverës, ndryshimet dramatike që ndodhin me temperaturën, ekspozimin ndaj diellit dhe nivelet e lagështisë mund të shkaktojnë gjithashtu irritime, shpërthime dhe probleme të tjera rënduese me lëkurën tuaj. Kjo është arsyeja pse ndryshimi i rutinës së kujdesit të lëkurës për çdo sezon është një domosdoshmëri. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë rreth mënyrave se si pranvera ndikon në lëkurën tuaj dhe si të kujdeseni siç duhet për të

Rritja e ekspozimit ndaj rrezeve UV

Me erën e ngrohtë, rrezet e diellit dhe ajrin e pastër, si mund të mos dëshironi të kaloni më shumë kohë jashtë? Por, kjo do të thote rritje të ekspozimit në diell dhe rrezeve të dëmshme UV. Prandaj mos harroni të aplikoni gjithmonë krem me facktor të lartë mbrojtjeje kundër diellit në çdo kohë të vitit, por veçanërisht kur dilni në ato ditë me diell. Ne ju rekomandojmë të provoni Sun Shield Tind Broad Spectrum Spf 50 nga Obagi

Djersitje dhe akne të reja

Ditët me diell, më të gjata, dhe me mot të bukur, janë koha ideale për të bërë më shumë stërvitje. Pavarësisht nëse jeni vrapues, luani në një ekip ose preferoni të shkoni në palestër, të qenit më aktiv do të thotë që lëkura juaj do të jetë më e prirur ndaj djersitjes dhe puçrrave. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që gjithmonë të lani fytyrën dy herë në ditë, edhe nëse nuk jeni aktiv çdo ditë. Edhe të bërit një shëtitje të shpejtë mund të jetë e mjaftueshme për të bllokuar poret tuaja dhe për të shkaktuar në lëkurën tuaj pika të bardha ose të zëza pa pastrimin e duhur. Pra, sigurohuni që gjithmonë ta lani lëkurën tuaj tërësisht çdo ditë, veçanërisht pasi të jeni aktiv. Defense Hydrating Gel to cream nga Paula’s Choice është një larës ideal për të gjitha llojet e lëkurave

Lëkura bëhet e prirur për irritime

Me gjithë bukurinë e saj, stina e pranverës mund të jetë problematike dhe e vështirë për ata që vuajnë nga alergjitë. Kruarja, ënjtja ose përlotja e syve mund t’ju bejë ta prekni më shumë lëkurën me duar. Dhe kur kjo ndodh, papastërtitë dhe bakteret mund të transferohen lehtësisht nga duart në fytyrën tuaj. Dhë kështu ndodh jo vetëm bllokimi i poreve, por mund edhe të shkaktohen vija të imëta dhe rrudha nga fërkimi i vazhdueshëm i syve. Për lëkurat e thata rekomandojmë Calm Soothing Toner ndërsa kremi i syve nga Timeless, do ta mbajë lëkurèn rreth zonës së syve tuaj tejet te hidratuar dhe të butë.

Rritja e prodhimit të yndyrës

Kombinimi i lagështisë së shtuar në ajër, së bashku me të qenit më aktiv dhe i prirur ndaj djersitjes, mund të rrisë gjithashtu prodhimin natyral të yndyrës në lëkurën tuaj. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë gjithmonë të ndërroni hidratuesit tuaj të rëndë dimëror për diçka më të lehtë. Gjithashtu rekomandojmë përdorimin e serumeve më të lehta gjatë pranverës për ta mbajtur lëkurën tuaj të duket elastike dhe e fortë pa i bllokuar poret ose pa e rënduar atë. Skin Balancing Pore Reducer është një toner ditor, i cili ekuilibron sebumin e tepërt në lëkurë, minimizon poret e zmadhuara dhe siguron hidratimin e nevojshëm.

GlamShop

0
    0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop